PD: Ai s’merret vesh kur është i ulur e kur është i ngritur

Erion Braçe, deputeti socialist i Lushnjës, nuk e ka përtypur dot faktin se Sali Berisha e detyroi të ngrihet në këmbë për të mbajtur një minutë heshtje në nder të viktimave të Srebrenicës, në 20 –vjetorin e masakrës më të madhe që ka njohur Europa e pasluftës.

“Eshtë hera e fundit që çohem në këmbë në kuvend prej Sali Berishës. Sot ai ngriti në këmbë kuvendin. Tha se e bënte në nder të viktimave të Srebrenicës. Muslimanët e mirë dhe jo vetëm të Srebrenicës do ti nderoja pa diskutim në çdo rast. Por ishte e turpshme që Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ta bëjë këtë prej Sali Berishës. Madje është neveritëse. Sali Berisha është ish Presidenti që u akuzua për thyerje të embargos së OKB në ndihmë të regjimit serb në luftë e masakra atë kohë. Kishte partner në tregtinë e karburanteve Slobodan Miloshevic, Mumir Bullatovic, Radovan Karaxhic, me këtë të fundit ngjan edhe pa fund. Sali Berisha është i akuzuari i madh për rrëmbimin, torturimin, vrasjen dhe zhdukjen e një shqiptari të mirë si Remzi Hoxha, thjesht pse ai u vu në dijeni të kësaj marrëdhënieje. Sali Berisha të tregojë ku janë eshtrat e tij. Atje në Srebrenicë varret masive u hapën dhe eshtrat u gjetën, Sali Berisha nuk e bëri prej 20 vitesh nuk e bën, duke mbajtur peng në dhimbje një familje të tërë shqiptarësh të mirë. Ndaj as që çohem në këmbë prej një keqbërësi si Sali Berisha”.

Kështu shkruan Braçe pa e fshehur tërbimin nga fakti se u detyrua prej Berishës që të nderonte viktimat e Srebrenicës. Ky reagim i tij i egër është bërë objekt humori në selinë e PD.

Mësohet se deputeti Edi Paloka ka thënë që Braçe s’ka nevojë të ngrihet në këmbë, pasi ai nuk kuptohet as kur është i ulur dhe as kur është i ngritur. 

SHKARKO APP