PD akuza Ramës: Predikon lirinë e fjalës, por sulmon fjalën e lirë
Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Rama se bën propaganda boshe mbi lirinë e shprehjes. Në një dalje për mediat nga selia blu, zëdhënësja e PD Orjela Nebjiaj tha se Edi Rama shpenzoi më shumë se një orë me tjerrje fjalësh, por nuk gjeti asnjë minutë për të dënuar kërcënimet me jetë të fjalës së lirë, përfaqësuesve të opozitës e kreut të saj
“Fjalë dhe vetëm fjalë, vijnë nga Edi Rama, i cili shpenzoi më shumë se një orë me një propagandë që është krejt e kundërta e akteve të tij konkrete, e sjelljes së tij në realitet, e kursit që ndjek.
Më shumë se një orë predikoi lirinë e shprehjes, por nuk gjeti asnjë minutë për të dënuar apo për t’u distancuar nga kërcënimi që i është bërë kryetarit të opozitës, pikërisht për fjalën.
Predikon lirinë e shprehjes ndërkohë që përgenjështron vetën e tij në cdo hap që hedh.
Edi Rama është ai që organizoi goditjen fizike ndaj deputetit të opozitës, pikërisht ngaqë nuk përballon lirinë e shprehjes.
Eshtë ai që frymëzon kërcënimin me jetë të përfaqësuesve të opozitës, sepse ai nuk e duron dot lirinë e shprehjes.”
KOHA JONË SONDAZH

