PD, akuza Veliajt: Ose hesht, ose ndal kërcënimet! Rama të shpjegojë pse…
Partia Demokratike ka akuzuar sot kreun e Bashkisë së Tiranës, Veliaj për shkelje të ligjit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për shkak të koronavirusit, duke organziuar grumbullime masive.
Në një reagim per mediat, ish-deputetja Albana Vokshi ka postuar fotot, kur Veliaj ka pozuar mes dhjetëra femijësh, duke thënë se “me Edi Ramën ligji në Shqipëri zbatohet ndryshe për qytetarin e ndryshe për pushtetarin”.
Deklarata e plotë e Vokshit
Pak ditë më parë, Edi Rama i kërcënoi qytetarët me kthimin e karantinës, me gjobitje e me mbyllje biznesi, nëse nuk zbatojnë masat antiCOVID. Por ligji nuk funksionon për Erion Velinë, duke e nxjerrë zbuluar policinë politike të Edi Ramës.
Erion Veliaj ka shpërndarë me dhjetëra foto me grumbullime të mëdha fëmijësh. Aty ka vetëm propagandë, por nuk ka asnjë distancim social e fizik, nuk është zbatuar asnjë masë anti COVID për të cilat flet Edi Rama.
Kryeministri gënjeshtar duhet t’u thotë shqiptarëve pse arreston dhe gjobit nxënësit, studentët, qytetarët, opozitën që kërkojnë të drejtat, duke mos i lejuar me pretekstin e virusit, ndërsa Erion Veliaj që abuzon me fëmijët, nuk ndëshkohet?
Edi Rama duhet të shpjegojë pse ligji nuk ka fuqi mbi Erion Velinë ose të heshtë dhe të ndalë kërcënimet për kthimin e karantinës dhe vendosjen e gjobave për qytetarët!