PD apel prindërve: Mos firmosni asnjë formular në shkolla. Është truk që Ministria të heqë përgjegjësinë penale nga vetja
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku i bën apel të gjithë prindërve që të mos firmosin asnjë formular “anti-Covid” që do u shpërndahet në shkolla.
Sipas tij, formulari është truk për të shmangur përgjegjësinë penale të Ministres së Arsimit në rast infektimi të fëmijëve në shkolla
Teksa citon nenin 89/b të Kodit Penal, Çollaku shprehet çdo prind nga nesër, nëse fëmija për shkak të vajtjes në shkollë (me detyrim sipas ligjit), infektohet me Covid, duhet të padisë penalisht Ministrinë e Arsimit për “përhapje të qëllimshme të sëmundjeve infektive”
“Prindërit nuk duhet te firmosin asnjë formular. Formulari është truk për të shmangur përgjegjësinë penale të Ministres së Arsimit në rast infektimi të fëmijëve në shkolla.
Çdo prind nga nesër, nëse fëmija për shkak të vajtjes në shkollë (me detyrim sipas ligjit), infektohet me Covid, duhet të padisë penalisht Ministrinë e Arsimit për “përhapje të qëllimshme të sëmundjeve infektive”, në bazë të nenit 89/b të Kodit Penal.
“Neni 89/b
Përhapja e sëmundjeve infektive
Përhapja me dashje e sëmundjes infektive me rrezikshmëri të lartë për shëndetin, nëpërmjet kryerjes së veprimeve ose mosveprimeve nga personi që është diagnostikuar si mbartës i sëmundjes apo nga personi që ka qëllim përhapjen e saj, dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet.
Kur kjo vepër është kryer nga pakujdesia, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.
Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin ose rrezik për jetën e njerëzve, dënohet me burgim nga tre deri në tetë vjet.””, thekson në reagimin e tij, Kreshnik Çollaku.