PD: Autorët e vrasjes së 24 qytetarëve në Thumanë të vihen menjëherë para drejtësisë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi thotë se autorët e vrasjes së paralajmëruar të 24 banorëve të Thumanës duhet të vihen përpara drejtësisë.

Sipas tij, asnjë propagandë me përdorimin edhe të fëmijëve nuk e fsheh të vërtetën. “Autorët e vrasjes së paralajmëruar të 24 qytetarëve në pallatet e Thumanës duhet të vihen menjëherë përpara drejtësisë. Asnjë propagandë, me apo pa përdorimin e fëmijëve, nuk e fsheh dot të vërtetën! Qytetarët vdiqën nga papërgjegjshmëria e Qeverisë për të bërë detyrën pas tërmetit të 21 shtatorit! Institucionet shtetërore neglizhuan çarjet e strukturës nëpër banesat në Thumanë deri në momentin fatal të mëngjesit të 26 nëntorit. Drejtësi për viktimat e 26 Nëntorit”, shkruan ai, pas publikimit të një artikulli mbi dëshmitë e banorëve sa ekspertët nuk u kishin thënë që braktisnin banesat e tyre pasi pësuan dëmtime nga tërmeti i shtatorit.

https://arkiva.kohajone.com/u-prene-ne-bese-e-verteta-e-rrezimit-te-pallateve-ne-thumane-cfare-pergjigje-moren-banoret-per-inspektimin-e-ndertesave/

SHKARKO APP