PD: Balla, shpifës profesionist

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të deputetit Balla, duke e cilësuar atë një shpifës dhe duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se nuk do ta ndalojë dot dekriminalizimin.

Përmes një njoftimi për mediat PD bën me dije se, ‘reagime të tilla, janë në fakt përpëlitjet e krerëve të mazhorancës, që gjenden në ethet që u shkakton dekriminalizimi, sepse janë ata, Edi Rama dhe Ilir Meta, autorët, krijuesit e inkriminimit masiv të administratës, institucioneve dhe parlamentit’.

“Edi Rama mund të shprehet çdo ditë kundër, por ai nuk do ta ndalojë dot dekriminalizimin, një nevojë jetike e prioritet kombëtar tashmë, proces i mbështetur dhe i kërkuar nga mbarë qytetarët shqiptarë dhe nga partnerët ndërkombëtarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Partia Demokratike do ta çojë deri në fund, me çdo çmim këtë betejë për interesin më të lartë të vendit”, thuhet në deklaratën e PD.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?