PD: Beqaj pasurohet me 1 miliardë e 300 milionë lekë ditën e vitit të ri

Partia Demokratike ka vazhduar vazhdën e akuzave ndaj Ministrit Beqaj, se për shkak të abuzimeve gjendja e sistemit shëndetësor është në kushte të mjerueshme. Kështu është shprehur Deputeti, Luaçiano Boçi gjatë një deklaratë për mediat.
Ai ka akuzuar Ministrinë se është përgjegjës për gjendjen skandaloze në spitale, ku mungojnë medikamentet dhe ka radha të gjata pritje për të marrë shërbimin.”Radhët e prindërve, fëmijëve të vegjël dhe të moshuarve janë dramatike, me pamjet që kanë dalë në media, biznesi i Ilir Beqës njeh rritje”, ka shtuar deputeti Boçi.
Më tej deputeti ka shtuar se qeveria ka marrë një pako të mirë me para edhe ditën e vitit të ri. “Arka e shtetit për Ilir Beqën, që kaloi tek firma e tij private 1 miliardë e 300 milionë lekë. Teksa numri i tenderave për Intech plus, kompania e themeluar nga Beqja, shtohet çdo ditë, paratë e marra nga taksat e shqiptarëve kanë kaluar shumën 12 milionë dollar. Kjo hajdutëri prej 3 vitesh sundon vendin, varfëron shqiptarët dhe pasuron Edi Ramën e ministrat e tij”, thuhet në deklaratë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?