Monika Kryemadhi flet për ”Peshkun e Madh”, por i kthen edhe një përgjigje Berishës: Shiko se kush t’i bleu deputetët tuaj!

Monika Kryemadhi sonte ka goditur direkt kryeministrin Rama dhe indirekt ish-kryeministrin Berisha. Ky i fundit ka bërë thirrje Kryemadhit të tregojë për qindra mijëra euro që ajo i ka dhënë Edi Ramës në dorë. Kjo ishte një akuzë e rëndë për Kryemadhin. Ndërkohë Kuvendi ka nisur punimet në një seancë plenare, ndërsa nga opozita ishin të pranishëm vetëm deputetët që nuk janë përjashtuar. Deputetët e opozitës hynë pa incidente në seancën që po drejtohet nga nënkryetari i Kuvendit, Bledi Çuçi.  Por që në momentet e para ata u vendosën te foltorja e Kuvendit duke e bllokuar, ndërsa mbajnë pankarta në anglisht në duar dhe nisën t’i bien tavolinave. Në sallë ndodhet edhe deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi.

Përpara se të futej në seancën plenare, Monika Kryemadhi pati një prononcim të shkurtër për gazetarët. Ajo akuzoi Ramën se është peshku i madh në telefonin e saj, ndërsa ktheu përgjigjje edhe Berishës duke i thënë se e kanë ngatërruar: ”Për Doktorin (Berisha) nuk është e vërtetë, do t’ja kenë ngatërruar për eurot cash. Mos e ka fjalën për buxhetin e Vlahutin që bleu deputetët e opozitës për të votuar reformën në drejtësi. Peshku i madh është Edi Rama në telefonin tim. E kam telefonin i cloud”- tha Kryemadhi, duke hedhur poshtë atë që Berisha deklaroi publikisht për eurot që Monika i ka dhënë Edi Ramës.

SHKARKO APP