PD-Bode: Papunësia në nivelin më të lartë të 20 viteve të fundit
Partia Demokratike hedh poshtë pretendimet e qeverisë për rritjen e numrit të të punësuarve në Shqipëri, pasi sipas saj, shifrat tregojnë të kundërtën. Deputeti i Partisë Demokratike, Ridvan Bode, në një deklaratë për mediat ditën e sotme, u shpreh se qeveria mashtron me shifrat e punësimit. Të gjitha shifrat tregojnë të kundërtën e propagandës së qeverisë. Dhjetra mijë qytetarë humbasin vendet e punës dhe përzihen nga policia prej zyrave të punës. Mbi 300 mijë familje janë të pashpresa në kërkim të një të punësuari, më pak se 1 në çdo 3 të rinj të moshës 15-29 vjeç aktivë në tregun e punës është i punësuar. Vetëm 1 në çdo dy femra kanë mundur të gjejnë një punë qoftë dhe të përkohshme”, theksoi ai. Tashmë askush nuk ka ndonjë dyshim, tha Bode se, “gënjeshtra dhe demagogjia boshe janë të vetmet armë që kjo qeveri përdor më tepër për t’iu qasur halleve të qytetarëve të vet. Papunësia e mjerimi nuk kanë nevojë për to dhe as për talljet e INSTAT”.