PD bojkoton Kuvendin, Berisha: Pas dekriminalizimit duhet dekusarizimi
Pas miratimit të akteve nënligjore të dekriminalizimit, Partia Demokratike ka bojkotuar Kuvendin. Sipas tyre, pjesë e dekriminalizimit duhet të jenë dhe deputetët që kanë konflikt interesi me funksionin politikë dhe që kanë marrë fonde nga buxheti i shtetit. Gjithashtu PD-ja kërkoi dhe pezullimin e deputetit Armando Prenga, i cili është në proces gjyqësore për plagosjen e ndodhur në Laç.
Ish-kryeministri Sali Berisha tha në një prononcim për mediat pas daljes nga salla e Kuvendit, se pas dekriminalizmit duhet të vijojë dekusarizimi i Parlamentit.
“Njeriu që nuk ishte në sallë ishte kreu i meduzës së krimit në Shqipëri, Edvin Kristaq Rama. Ishte njeriu që mendonte se ky amendament nuk do të kalonte kurrë. Por ja që qëndrimi i opozitës dhe mendjet e arsyeshme brenda krahut tjetër bënë që më fund parlamenti të firmos nekrologjinë politike të Kuvendit”,- tha ai. Berisha shtoi se “Axhenda jonë është dekusarizimi. Kjo është në interesin jetik të çdo prindi, sepse janë kusarët në Kuvend që po thithin paratë si shushunja duke përdorur imunitetin”.
Nga ana tjetër, Berisha u shpreh dhe për masat që do të ndërmarrë opozita. Ai tha se “do ketë më shumë se bojkot. Të gjitha opsionet janë të hapura. Është i hapu çdo opsion. Jemi në kontakt për të vendosur”.
KOHA JONË SONDAZH

