PD bojkoton Kuvendin, Berisha: Rama po bllokon reformën në drejtësi

Partia Demokratike ka bojkotuar sot punimet e Kuvendit në shenjë proteste për mos zbatimin, sipas saj, të ligjit për dekriminalizimin në administratë dhe Kuvend. PD kërkoi që deputeti Armando Prenga të përjashtohet nga Parlamenti..

Kreu i grupit të PD, Edi Paloka u shpreh se opozita nuk mund të jetë dekor i mazhorancës që shkel ligjin.

Paloka u shpreh se “Ministri i Brendshëm i shkruan Presidentit për një gjyqtar në Vlorë, por nuk shqetësohet për gjyqtarët që liruan Amando Prengën. Sepse Prenga u duhet këtyre”.  Ploka tha se PD nuk do të marrë pjesë në Kuvend.

Ndërkohë pas tij, ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar drejtuesen e seancës, Valentina Lekaj si deputete që është në konflikt interesi.

“Unë e konsideroj kryesimin e seancës nga ju madamë lokomotiva një sfidë të hapur që iu i bëni qytetarëve shqiptarë, që ju i bëni ligjit të vendit, transparencës dhe ekzistencës së këtij shteti. Nuk ka cinizëm më ekstrem sesa për ju që keni marrë për djalin tuaj hekurudhën, të kryesoni tani seancën. Nuk ka xhest më cinik të Edvin Kristaq Ramës, nuk ka xhest më të papranueshëm për ne si opozitë”, tha Berisha.

Pas akuzave të tij, Taulant Balla dhe Pirro Lutaj e kundërshtuan nga vendi, por përgjigjja e Berishës ishte e menjëhershme. “Mbylle gojën trafikant droge (i drejtohet Ballës), mbylle gojën çakall. Ti ish punonjës i sigurimit të ushtrisë (i drejtohet Pirro Lutajt) terrorizon Mallakastrën, mos mendo se do dalësh mirë”,- tha Berisha.

SHKARKO APP