PD braktis edhe 2 komisione: Të reagohet për skenarin e vrasjes së dy deputetëve
Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë braktisur sërish sot, për të dytën ditë radhazi, komisionet e Kuvendit, duke këmbëngulur në dorëheqjen e kreut të Kuvendit, Ilir Metës.
“Jemi në përgjigje të një reagimi për skenarin e vrasjes së dy deputetëve”, kanë deklaruar deputetët e Komisionit të Ekonomisë dhe Financës, pa u ulur në tryezën e diskutimit për projektligjin “Për sistemin e depozitës për menaxhimin e mbetjeve” si dhe për seancën dëgjimore me kandidaturat për kryetar të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.
Të njejtën gjë kanë bërë dhe kolegët e tyre të Komisionit të Ligjeve. Ata debatuan për çështjen “Doshi”. Ishministri i Drejtësisë Eduard Halimi tha se “qytetarët janë të shqetësuar nga kjo që po ndodh. Vetëm 200 m larg shtëpisë sime plasi tritoli.”
Që pas publikimit të akuzave të deputetit Tom Doshi ndaj kryeparlamentarit, PDja ka firmosur një mocion mosbesimi nga Kryetarit të Kuvendit, Ilir Metës dhe ka kërkuar dorëheqjen e tij, duke bllokuar Kuvendin dhe bojkotuar komisionet.