PD, Bumçi: Nuk ka shpresë për hapjen e negociatave
Përfaqësuesi i PD në takimin e radhës të Stabilizim Asociimit Shqipëri-Be, Aldo Bumçi tha se edhe këtë radhë palët nuk publikuan një deklaratë të përbashkët. Ai tha se Shqipëria nuk ka asnjë shanc për të hapur negociatat e anëtarësimit.
"Shqetësimi që kemi me mungesën e theksuar të vullnetit politik për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, që janë dy prioritetet kyçe. Mungesën e vullnetit politik për të pasur një reformë gjithëpërfshirëse në fushën e drejtësisë që është prioritet parakusht edhe për të garantuar kushtet e tjera, shqetësimin se pushimet në administratën vazhdojnë. Këto shqetësime gjetën jehonë edhe në raportimet e Komisoinit Europian dhe për fat të keq nuk pati asnjë fjalë për shpresën dhe hapjen e negociatave. Ky është një lajm i keq. Të gjithë presin që Shqipëria të avanconte dhe si të gjitha vendet e rajonit që brenda vitit të parë pas marrjes së statusit kanë hapur negociatat. Duket se mënyra sesi ka qeverisur kjo qeveri nuk e bën të mundur këtë gjë", tha ai
KOHA JONË SONDAZH

