PD çon çështjen “Kokëdhima” në Kushtetuese

Partia Demokratike dorëzoi sot në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për kundërshtimin e vendimit të Kuvendit të Shqipërisë mbi “ mosdërgimin në Gjykatën Kushtetuese të çështjes për konstatimin e papajtueshmërisë me detyrën e deputetit të zotit Koço Kokëdhima”.

“Vendimi i Edi Ramës dhe Ilir Metës për të marrë në mbrojtje shkelësin e Kushtetutës dhe për t’ja fshehur atë drejtësisë është rast i paprecedent në këto 24 vite të parlamentit dhe demokracisë. Nëse Kuvendi bëhet mburojë për deputetët që shkelin Kushtetutën dhe ligjin, atëherë nga organi më i lartë i përfaqësimit të popullit, shndërrohet në organin më të lartë të mbrojtjes së interesave të Koço Kokëdhimës dhe bizneseve të tij. Ky është fundi i demokracisë dhe i kushtetueshmërisë në vend”, lexohet në njoftimin për shtyp të Partisë Demokratike.

 “Në këtë rast Kuvendi ishte i detyruar që të ndjekë standardin kushtetues dhe precedentin parlamentar të rastit “Beqaj”, të provuar edhe nëpërmjet vendimit nr. 44/2011 të Gjykatës Kushtetuese. Rasti i deputetit Koço Kokëdhima është disa herë më i rëndë se rasti i deputetit Ilir Beqaj, pasi janë me qindra rastet e përfitimit të parave nga Buxheti i Shtetit”, shtohet në deklaratë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?