PD çon në Kushtetuese Kokëdhimën

 

Partia Demokratike nuk ka ndërmend t’i ndahet deputetit socialist, Koço Kokëdhima.

Mazhoranca e rrëzoi kërkesën e opozitës për mbarimin e mandatit të deputetit Kokëdhima, por të hënën PD do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

ABC raporton se pas zbardhjes së vendimit nga Kuvendi, PD do i drejtohet Kushtetueses, të bindur se Kokëdhima ka shkelur Kushtetutën duke përfituar fonde publike për kompaninë e tij private, gjatë kohës që ishte deputet.

PD beson se interpretimi që bëri Gjykata Kushtetuese për të hequr mandatin e deputetit Ilir Beqja, shërben edhe për këtë rast.

SHKARKO APP