PD denoncon: Dako po synon të manipulojë zgjedhjet

Partia Demokratike denoncon atë që quan skemën për grabitjen e fitores në Durrës të kandidatit të PS-së Vangjush Dako.

Deputeti Edmond Spaho në një prononcim për median tha se po regjistrohen në listat e zgjedhësve të bashkisë Durrës njerëz me bindje të majta që aktualisht banojnë në territore të bashkive të tjera, duke i ndryshuar në mënyrë fiktive regjistrin e gjëndjes civile dhe konvertuar banorë të bashkisë Durrës.

“Vangjush Dako me njerëzit e tij po përgatisin skenën për të deformuar vullnetin e qytetarëve durrsakë. Mekanizimi është regjistrimi në listat e zgjedhësve të bashkisë Durrës të njerëzve me bindje të majta që aktualisht banojnë në territore të bashkive të tjera, duke i ndryshuar në mënyrë fiktive regjistrin e gjëndjes civile dhe konvertuar banorë të bashkisë Durrës”, tha ai.

Sipas PD-së skema nisi të zbatohej në mars të 2015 kur ai u garantua se do ishte ai kandidati i PS-së për bashkinë e Durrësit.

Hyrjet e banorëve të rinj në territorin e bashkisë së Durrësit nga muaji qershor 2013 deri në janar 2015 janë mesatarisht 183 persona në muaj.

Ky trend me një rritje të lehtë vijon dhe në janar shkurt. Në mars skema nis të zbatohet dhe hyrjet rriten në 774 persona. Në dy javët e fundit të prillit në 1412 persona dhe në total 2702 persona. Kanë ardhur nga Vora, Preza, minibashkitë e Tiranës, Kavaja.

SHKARKO APP