PD depoziton projektiligjin për kompanitë offshore: Fund korrupsionit ku fshihen qeveritarët
Deputeti i PD-së, Agron Shehaj ka dorëzuar në Kuvend projektligjin i cili ndalon automatikisht të gjitha kompanitë offshore me pronarë sekret të përfitojnë kontrata publike në Shqipëri.
Thuhet se ky projektligj i jep fund njëherë e mirë gropës më të madhe të korrupsionit sot në Shqipëri, asaj të dhënies së tenderave, koncensioneve dhe aseteve publike tek kompani guacka me pronarë të fshehtë, pas të cilave fshihen pushtetarë dhe qeveritarë.
Po ashtu Shehaj thekson edhe se ndalimi me ligj i kompanive offshore për të përfituar fonde publike është një model që së fundmi ka nisur të zbatohet nga vendet që janë përpara në luftën ndaj korrupsionit.
Deputeti demokrat po ashtu i bën thirrje të gjithë kolegëve të tjerë, përfshirë atyre në maxhorancë, që të ngrihen mbi interesat e tyre politike dhe të votojnë për të miratuar këtë nismë ligjore, në mënyrë që t’i jepet fund një herë e mirë aferave të tmerrshme korruptive përmes offshor-eve.