PD dhe LSI bashkë në Korçë, Spaho dhe Braimllari diskutim në një tavolinë

Pavarësisht se PD dhe LSI duket se me të gjitha gjasat do të shkojnë me lista të veçanta në zgjedhje, në Korçë ka një atmosferë më të bashkuar.

Drejtuesi politik i PD, Edmond Spaho dhe kandidati kryesor për qarkun nga LSI, Endrit Braimllari janë kapur sot duke pirë kafe ‘kokë më kokë’ në një nga lokalet e qytetit juglindor.

Duket se në Korçë nuk është prishur atmosfera opozitare, dhe Spaho me Braimllarin po bashkëpunojnë gjatë fushatës.

SHKARKO APP