PD: Do vijojmë bojkotin e parlamentit, mazhoranca s’ka reflektuar
Partia Demokratike do të vijojë të ketë të njëjtin qëndrim në raport me Parlamentin, që do të thotë se bojkoti do të vijojë për aq kohë sa mazhoranca nuk merr parasysh kërkesat e saj.
Në një dalje për mediat nga selia blu, Paloka dhe se mazhoranca nuk ka reflektuar.
“Qëndrimi i grupit të PD-së është i njëjtë përdierisa nuk ka një reflektim për çështjet që ne kemi ngritur. Atë që lidhet me dekriminalizimin, funksionimin e Komisioneve Hetimore dhe dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të deputetëve që ne na rezultojnë në shkelje të kushtetutës dhe ligjit të konfliktit të interesit, përdrerisa kanë fituar fonde pubike”, tha ai.
Duke shtuar se “javën e kaluar pati një votim për Koço Kokëdhimën, por nuk u votua kërkesa për deputetin Suli, kërkesë e cila do të votohet nesër dhe shpresojmë që qëndrimi i mazhorancës të jetë në përputhje me Gjykatën Kushtetuese”.
“Më pas kemi një kërkesë për zonjën Leskaj, e cila pritet të diskutohet nga Këshilli i Mandateve për të marrë dhe ajo rrugën drejt Gjykatës Kushtetuese.
Gjithashtu, amendamentet tona për ligjin e dekriminalizimit dhe Komisioneve Hetimore janë në pritje për t’u diskutuar në komisionin e Ligjeve dhe në seancë plenare.
Qëndrimi i PD nuk ka ndryshim, aq më tepër që jo vetëm nuk shohim reagim, por shohim që kryeministri të bëjë të kundërtën e asaj që pritet prej tij dhe që është zbatimi i ligjit.
Kemi një qëndrim arrogant të kryeministrit në kundërshtim edhe vetë ligjin për dekriminalizimin. Shohim që ata që bëri sikur i nxori nga dritarja si të inkriminuar po i fut nga dera.
Komisioni i Venecias ka dhënë rekomandimet e tij finale që përputhen plotësisht me parimet kryesore që ne kemi dhe Komisioni i Vencias i ka qëndruar që në fillim. Që janë parimet kryesore jo pikat dhe detajet sepse ato i diskuton komisioni i reformës. Por parimet kryesorëe tonat janë moskapja e drejtësisë dhe dialogu politik për zgjidhjen e të gjitha çështjeve politike, kompromisi, marrëveshja. Të dyja këto pika Komisioni i Vencias i ka theksuar që në fillim”.
KOHA JONË SONDAZH

