PD dorëzon kërkesën e tretë për ngritjen e komisionit hetimor
45 deputetë demokratë kanë dorëzuar sot kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor për parandalimin e Konfliktit të Interesave në Ushtrimin e Funksioneve Publike.
Në dokumentin drejtuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, PD thotë se Komisioni ka për objekt të veprimtarisë së tij, shqyrtimin e të gjitha problematikave të deritanishme dhe kontrollin e veprimtarisë së institucioneve të ngarkuara për trajtimin e rasteve të konfliktit të interesave dhe vlerësimin e nevojës për marrjen e masave përfshirë ndërhyrjet ligjore nëpërmjet miratimit, korrigjimit dhe plotësimit të legjislacionit relevant për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike.
Komisioni do të përbëhet nga 11 anëtarë nga të cilat kryetari dhe katër anëtarë do i përkasin Grupit Parlamentar të PD dhe gjashtë anëtarë Grupit Parlamentar të PS-së.