PD drejt përçarjes së madhe? Nënkryetarja Duma flet për përjashtimet e Bashës

Nënkryetarja e PD-së, Grida Duma flet për situatën e rëndë që po kalon selia blu, me përjashtime të figurave të rëndësishme dhe situatës që është drejt një përçarje të madhe. I pari ishte Sali Berisha, dje mbrëma Flamur Noka. Por Duma ka hedhur poshtë deklaratat se përjashtimi i Nokës nga nënkryetar i Komisionit të Sigurisë, erdhi si shkak i mendimit ndryshe.

”Situata nuk është e zakontë dhe ka ngjarje jashtë këtij normaliteti, i cili duhet kuptuar siç është nuk ka ndodhur për shkak të kritikës e mendimit ndryshe dhe lirisë së fjalës. Por kushdo që ka mendim ndryshe, por bën brenda dhe jashtë dyerve dhe pasi del nga një mbledhje. Në asnjë moment nuk ka të bëjë me zërin ndryshe, apo kundër, por ajo që është diskutuar në mbledhje nuk është ajo që ka dalë në publik, nuk ka ndodhur që kreu i PD t’i drejtohet vetëm me mbrojtje e kujdes anëtarësisë së PD”,-tha në ”A2cnn”.

Për deklaratat e Nokës në lidhje me etiketimet në mbledhje, Duma thekson se nuk e di pse e ka bërë këtë, por thotë se çdokush në hierarkinë e PD duhet të ketë përgjegjësi.

“Nuk e di çfarë ka ndodhur pse e ka bërë këtë, se ku i gjeti këto (llumi) pse e ka bërë në nuk futem në etikën e një kolegu. Çdo njeri në hierarkinë e PD duhet të ketë përgjegjësi të shtuar. Asgjë që duhet të shërbejë për mirë të mos shkojë për keq. Nuk mund ta mbajë sot anëtarësia peshën aktuale, por hierarkia e PD”.

SHKARKO APP