PD-Duma: EAG kapet në shkelje flagrante, miliona nga agjencia e Veliajt pa procedurë

Partia Demokratike ka denoncuar sot rastin korruptiv të agjencisë EAG, e cila sipas saj, mori miliona leke nga Agjencia për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, për një produkt që ishte prodhuar tashmë. Sekretarja për Marredhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Grida Duma, në një deklaratë për mediat u shpreh se “Kompania e sapolindur EAG, e krijuar, e rritur dhe e pasuruar me këtë qeveri nga taksat e publikut, është kapur në flagrancë në shkelje të hapur të ligjit, në shkelje të barazisë në tendera”. Duma shpjegoi se “në maj të 2014 Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, që varet nga ministri Veliaj, ka vendosur të bëjë një prokurim i cili duhej sajuar me çfarëdo mjeti, mjaft që paratë t’i shkonin EAG. Që paratë t’i shkonin kompanisë ndërsa nuk gjendej se çfarë do të mund të justifikonte transfertën e shumës dhe u shpik që një nga shërbimet të ishte prodhimi i logos së re të faqes online të Agjencisë. Por, fakti është se logoja e re e Agjencisë dhe web-i, ishin të prodhuara muaj më parë”, tha ajo. “Ky është një rast skandaloz i korrupsionit të pastër dhe në këtë mënyrë, me këtë skemë të pastër korrupsioni, EAG ka marrë deri tani nga dhjetra zyra qeveritare, 520 milionë lekë”, tha Duma.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?