PD, dy amendamente për uljen e çmimit të naftës dhe energjisë

Partia Demokratike kërkoi sot publikisht, përmes deputetes Jorida Tabaku, heqjen e taksës së qarkullimit dhe uljen e TVSH-së për energjinë me masën 14%. Por edhe nisjen e punës për një paketë masash për nxjerrjen e vendit nga kriza. Ndryshe protestat do të përshkallëzohen sipas saj, deri në largimin e qeverisë.

“Partia Demokratike falenderon qytetarët shqiptarë që iu përgjigjën dje masivisht thirrjes së opozitës në të gjithë Shqipërinë, duke fikur për 5 minuta makinat në gjithë rrugët e vendit si shenjë refuzimi ndaj çmimit të karburantit më lartë në rajon e Europë.

Qytetarët, folën qartë dje kundër rritjes së takës së qarkullimit me 24 lekë të reja për litër, që prej ardhjes në pushtet të qeverisë-Rama.

Eshtë faktuar përtej çdo propagande e mashtrimi se Shqipëria ka çmimin më të lartë në rajon si rezultat i taksave të larta që aplikohen nga qeveria ndaj karburanteve.

Përllogaritja e këtyre taksave tregon se qytetarët dhe bizneset paguajnë për cdo litër karburant, 1008 lekë taksën-rama. Kjo e ka shndërruar Shqipërinë në vendin ku paguhet më shtrenjtë karburtanti, edhe pse me të ardhurat më të ulëta në Europë, teksa në rajon nafta dhe benzina blihet nga 120 dollarë fuqia 8 muaj më parë, në 48 dollarë sot”, u shpreh Tabaku.

Duke shtuar se për këto arsye, Partia Demokratike paraqet sot në Kuvend amendamentet për ndryshimin e Ligjit për Taksat Kombëtare dhe ndryshimin e Ligjit për TVSH duke propozuar; Heqjen e rritjes së Taksës së Qarkullimit dhe rikthimin në nivelin  e mëparshëm; dhe dy, uljen me 14% të TVSH për energjinë elektrike sipas vetë premtimit elektoral të Edi Ramës.

“Kërkojmë shqyrtimin me shpejtësi të këtyre amendamenteve ditën e enjte në seancë dhe votimin e tyre me konsensus.

Qeveria duhet të refklektojë sa nuk është vonë”, përfundoi Tabaku.

SHKARKO APP