PD: Dy të dënuar në poste kyçe në Tatime e Dogana

Partia Demokratike denoncoi dy emërime të bëra nga qeveria Rama në poste kyçe në Dogana dhe Tatime. Sipas zëdhënëses së selisë blu, shtetasi i akuzuar dhe i shpallur në kërkim për përdhunim është emëruar doganier në Korçë. Dhe po në këtë qytet, i arrestuari për falsifikimin pasaportash është emëruar shef i IT në drejtorinë e Tatimeve. Sipas selisë blu dyshja Rama-Meta po rilind të dënuarit. Këto raste dhe të tjera të denoncuara nga kjo parti, thekson PD, janë arsyeja madhore pse dekriminalizimi duhet bërë. “Çfarë mund të ndodhë me një të denoncuar për përdhunim, të shpallur në kërkim nga policia në prill të vitit 2010? Me Edi Ramën dhe Ilir Metën, një person i tillë bëhet doganier. Kjo ka ndodhur me Elton Bashollin në Korcë. Nëse bëni një kërkim në arkivë do t’iu dalin dhjetra lajme për këtë ngjarje të rëndë, ku një e re nga ky qytet e ka denoncuar pas dhunimit seksual, dhe ndaj tij ka filluar procedimi. Sot është doganier i Edi Ramës dhe Ilir Metës, gjë që e tregon edhe ai vetë në Facebookun e tij. Po me një të arrestuar në Korcë, në korrik të vitit 2011, për falsifikim pasaportash, për paisje me këtë dokument të personave që kishin probleme me drejtësinë në vendet e BE-së, çfarë mund të ndodhë?”, ka deklaruar zëdhënësja e selisë blu. Më tej ajo nënvizon se: “Me Edi Ramën dhe Ilir Metën, ai bëhet specialist i IT-së, në Drejtorinë e Tatimeve të Korcës. Relis Mulla u arrestua dhe ndaj tij nisi procesi hetimor në korrik të vitit 2011, pasi kishte prodhuar dhjetra pasaporta përmes falsifikimit të të dhënave, për persona me precedentë në Europë. Në atë kohë, Mullai punonte pranë kompanisë Aleat që prodhonte pasaportat. Arkiva është e pasur me lajme për këtë ngjarje të rëndë. Sot, falsifikatori i pasaportave është specialist i IT, në zyrën e Tatimeve, pikërisht ay ku janë të dhënat konfidenciale të qytetarëve dhe bizneseve. Ky është modeli që kanë instaluar në administratën publike dhe në postet kyçe Edi Rama dhe Ilir Meta. Përdhunues e falsifikatorë në punët më të kërkuara. Aty ku i shërbejnë partisë. Inkriminimi është skandaloz dhe tronditës. Eshtë e qartë se banditët, keqbërësit, llumi i punëve të zeza, janë kërkuar, kanë bërë kontratë me Edi Ramën dhe Ilir Metën. Dhe janë sot nëpër poste ku zhvasin e dhunojnë qytetarët e vendit”, përfundon deklarata.

SHKARKO APP