PD e Alibeajt kërkesë gjyqtares Mihali: Tashmë s’ka pengesë, shqyrtojeni sa më parë çështjen e vulës

Sot në Apel u hodh shorti, dhe Elona Mihali u caktua relatore për çështjen e vulës së PD. Përfaqësuesi ligjor i grupit të Alibeajt në PD, Indrit Sefa ka depozituar një kërkesë në Apel drejtuar gjyqtares Mihali, së cilës i kërkon që çështja të shqyrtohet sa më shpejt.

Po ashtu Sefa shkruan se çdo vonesë është e pajustifikuar dhe se tashmë Apeli s’ka asnjë pengesë për t’i dhënë fund konfliktit të PD-së.

“Gjykata e Apelit tashmë nuk ka asnjë pengesë për t’i dhënë fund konfliktit gjyqësor për legjitimitetin e drejtimit të Partisë Demokratike. Partia Demokratike i kërkon Gjykatës që të shqyrtojë sa më shpejt ankimin e paraqitur nga ana e saj. I ftojë të gjitha palët ti kërkojnë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm të shpallë dhe të gjykojë këtë çështje në një kohë sa më të shpejt. Çdo vonesë tashmë është e pajustifikuar”, shkruan Sefa.

SHKARKO APP