PD e Bashës i përgjigjet Bardhit: Largimi i Berishës, kusht i vetëm për ribashkimin tonë

Pas deklaratave të Gazment Bardhit lidhur me nisjen e bisedimeve mes deputetëve për një koalicion të gjerë të opozitës, ka reaguar Edvin Kulluri, sekretar për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike.

Kulluri tha se kushti i PD-së zyrtare për ribashkim me grupin e Bardhit dhe të deputetëve të Rithemelimit, është largimi i Sali Berishës duke iu përmbajtur vendimit të rezolutës së 18 dhjetorit 2021 të miratuar në Kuvendin kombëtar të demokratëve.

”Kushdo që bën thirrje për bashkim duhet të ketë parasysh pse jemi ndarë. Bardhi këtë pyetje duhet t’ia shtrojë vetes dhe jo PD-së. Është ai që ka shkelur rezolutën e 18 dhjetorit 2021 për largimin e Berishës nga PD dhe me shumë gjasa ka qenë njeriu që e ka shkruar rezolutën. Ka qenë zë shumë i ashpër ndaj Berishës, është marrë personalisht me familjen e tij, ”babi i Zenit”, e ka tejkaluar masën e retorikës politike, ndërsa unë e Basha nuk e kemi bërë kurrë një gjë të tillë. Bardhi duhet të largojë Berishën nga Rithemelimi, të ndalojë familjarët e tij të vihen në krye të atij grupimi dhe të krijojnë kushtet për të formuar një tryezë bisedimi”,-nënvizoi Kulluri për Report tv.

SHKARKO APP