PD e Bashës kallëzon në SPAK Këlliçin, Vokshin dhe Spahon për falsifikim të vulës dhe simboleve të selisë blu

Sot Partia Demokratike e Lulzim Bashes kallëzoi në SPAK përfaqësues të lëvizjes Berisha për falsifikimin e vulës së PD.

Ata janë deputetët Belind Këlliçi, Edmond Spaho, Albana Vokshi, Ivi Kaso dhe Ervin Minarolli. Bëhet fjalë për veprën penale të “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 190 paragrafi i 2 dhe 25 i Kodit Penal.

Në kallëzim drejtuar SPAK-ut thuhet se këta janë përsona që kanë patur funksione në PD, kanë dijeni për rregullat e statutit dhe e kanë kryer veprën penale të përdorimit të vulës dhe simboleve për të realizuar qëllimet e tyre, pavarësisht se ishin në dijeni të pasojave ligjore. PD e ka depozituar kallezimin në SPAK, pasi 3 nga të kallëzuarit janë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?