PD e Berishës merr vendimin, protestë popullore në këtë datë
Grupi i Berishës në PD, do të thërrasë qytetarët në protestë ditën e hënë dhe të enjten. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Kryesisë. Berisha ka thirrur një mbledhje urgjente me krerët e Degëve të Tiranës për të diskutuar për protestat. Ditën e hënë do të mblidhet Këshilli i Mandateve ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK për t’i hequr imunitetin Sali Berishës. Ndërsa e enjtja shënon edhe seancën e fundit në Kuvend për këtë sesion Parlamentar.