PD e Berishës protestë të hënën përpara dhe brenda Parlamentit

PD e Saliut tha sot se seanca parlamentare e së hënës do ti dedikohet shqetësimeve të qytetarëve. 19 deputetë të PD-së nuk do të ketë mundësi të jenë pjesë e seancës plenare pasi janë përjashtuar nga Sekretariati i Etikës.

Aksionin brenda sallës pritet të udhëheqë kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi të cilit i ka përfunduar masa ndëshkimore prej 10 ditësh jashtë parlamentit. Bardhi u kthye nga SHBA pas një vizite të suksesshme.

Jashtë sallës së seancës plenare, 30 minuta përpara fillimit të parlamentit, në orën 16:30 deputetët e përjashtuar do të protestojnë. Lajmi u komunikua të shtunën në mbledhjen e këshillit kombëtar të rithemelimit nga deputeti, Flamur Noka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?