PD e Krujës kundër kandidatit
Kur PS bëri të ditur se do të kandidojë Artur Bushin në Krujë, dihej se nuk do ishte e lehtë.
Opozita e kishte akuzuar se ka trafikuar drogë.
Dy ditë më parë, PD bëri të ditur se në Krujë do të garojë Hamdi Pasha.
Por duket se një pjesë nga baza e PD në këtë qytet nuk e pranon këtë kandidaturë.
Dhjetëra simpatizantë kanë dalë në një protestë në qendër të qytetit mbrëmjen e shkuar dhe mëngjesin e sotëm.
Sipas tyre, si kandidati i caktuar nga Partia Socialiste, dhe ai i Partisë Demokratike, i bie të jenë kushërinj me njëri-tjetrin.
Po kështu, qytetarët ankohen se nuk mund të pranojnë asnjëherë që kandidati për kryetar Bashkie të jetë i një qyteti tjetër.
KOHA JONË SONDAZH

