PD e ndarë edhe për refugjatët, Kikia: Dërgimi në Gjykatë Kushtetuese është test

PD duket e përçarë dhe në betejën e saj për të penguar zbatimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët. PD zyrtare dhe grupimi Berisha-Bardhi kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese dy kërkesa përmes të cilave kërkojnë që marrëveshja të cilësohet anti-Kushtetuese.

Analisti Mentor Kikia tha se nga kjo marrëveshja ka nevojë të sqarohen në disa pika, ndërsa theksoi se dërgimi në Gjykatë Kushtetuese është test.

“Ka nevojë për më shumë sqarime mbi marrëveshjen. Edhe përfshirja e Gjykatës Kushtetuese pra çuarja e dy kërkesave është vijim i amullisë që ka përfshirë opozitën. Sa i takon çështjes së emigrantëve ka nevojë për dy teste në Gjykatë Kushtuese dhe sqarimi i më shumë detajeve dhe pikave të errëta dhe këtë mund ta bëjë kryeministri përmes një interpelance”, tha Kikia.

SHKARKO APP