PD e ndarë në 14 maj, Alibeaj: Do organizojmë pjesëmarrjen në zgjedhje

”Ne do të ecim me zgjedhjet lokale, do futemi si PD me kandidatët tanë”,-tha kreu i grupit parlamentar i PD-së, Enkelejd Alibeaj, pas mbledhjes me grupin e tij.

Ndërkohë PD-ja e Berishës po bën Primaret me kandidatët e tij. Pra me dy kandidatë do të dalin demokratët dhe kjo do të rrezikojë që mund ti humbasin të gjitha bashkitë.

“Mbledhje informuese, për qëndrimin e Grupit Parlamentar. Sigurisht, Kryesia jo vetëm që e mbështeti, por tashmë ne do të ecim me riogranizmin në funksion edhe të zgjedhjeve lokale, po ju njoftoj që ditën e premte në orë 15:00 do kemi një tjetër mbledhje të Kryesisë me Kolegjin e Kryetarëve. Jemi për kandidat fitues, që do bëjë bashkë demokratët, mbështetës të Partisë Demokratike. Për të qenë fitues, ne do duhet të gjejmë kandidatë që të jenë shëmbëlltyra e publikut. Kjo nuk bëhet në mënyrë të njëanshme”,-tha më tej Alibeaj.

SHKARKO APP