PD e PS në një linjë për deklaratat e eurodeputetëve, merr fund bojkoti i opozitës

Pas deklaratës së eurodeputetëve Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein, se palët kanë rënë dakord me propozimet e tyre, kanë reaguar PD-ja dhe PS-ja.

“Partia Demokratike përshëndet deklaratën e negociatorëve të Parlamentit Europian dhe dy grupeve parlamentare PPE dhe PSE dhe falenderon eurodeputetët Kukan dhe Fleckenstein për angazhimin e tyre përzgjidhjen e krizës parlamentare.

Partia Demokratike konfirmon mbështetjen e plotë për Deklaratën e Parimeve dhe është e gatshme të fillojë menjëherë punën së bashku për rezolutën e përbashkët parlamentare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Partia Demokratike përshëndet dhe mirëpret angazhimin e mëtejshëm të Parlamentit Europian dhe institucioneve të tjera të BE për mbështetjen në vazhdim, të procesit të normalizimit të jetës parlamentare,” thuhet në një deklaratë të PD­-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

PS nga reaguar me Taulant Ballën, që ka deklaruar se mazhoranca është gati që të votojë që nesër rezolutën e europarlamentarëve në Kuvend.

“Përshëndesim qëndrimin parimor të dy eurodeputetëve. Për ne deklarata e tyre është 100% me qasjen parimore që PE ka dhe që i takon tashmë kuvendit të Shqipërisa ta mbështesë.

Ne jemi gati ta votojmë rezoluten bashkë me deputetët e PD nësër në Kuvend. Le të shpresojmë që nesër PD të kthehet në punë dhe të votojmë këtë dokument”, ka thënë Balla.

Tashmë mund të thuhet se bojkoti i opozitës ka marrë fund dhe duket se nesër ata do të paraqiten në Kuvend, për të miratuar edhe një rezolutë të përbashkët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?