PD e Vaut të Dejës: Tom Doshi po ushtron presion, votuesve i jepen 10 mijë lekë

 

Dega e Partisë Demokratike të Vaut të Dejës ka denoncuar fenomenin e shitblerjes së votës.

Përmes një deklarate PD thekson se këto ditë Tom Doshi ka aktivizuar element kriminal që të lëvizin të armatosur në këtë zonë dhe u bëjnë presion votuesve që të mos votojnë kandidatin e djathtë Zef Hila, madje u ofrojnë edhe nga 10 000 lek ne këmbim të votes.

“Denoncojmë fenomenin e shëmtuar të shitblerjes së votës në bashkinë Vau Dejës nga Tom Doshi. Këto ditë Tom Doshi ka aktivizuar arsenalin e tij kriminal të qarkut të Shkodrës, element me precedent penal, banditë që lëvizin të armatosur, ditën dhe natën, me makina pa targa, me xhama të zinj, duke i bërë presion votuesve, e duke i dhënë 10 mijë lekë të reja në këmbim të votës. Ju bëjmë thirrje banorëve dhe votuesve të Bashkisë Vau Dejës: mos bini viktima të këtij personi me rrezikshmëri shoqërore dhe të kësaj dukurie me pasoja katastrofike”, thuhet në reagimin e degës së PD.

Dega e Partisë Demokratike në Vaun e Dejës, deklaron se Tom Doshi shfaqet një herë në 4 vite në zonë dhe forca e tij janë paratë e pista. PD u ben thirrje votuesve të mos bien pre e provokimeve dhe të mos shesin votën.

SHKARKO APP