PD e vendos dekriminalizimin, kusht edhe për zgjedhjet
Parti Demokratike po synon të nxjerrë maksimumin nga ligji i dekriminalizimit.
Kreu i sja, Lulzim Basha, i cili po merr pjesë në takimin e organizuar nga Partia Popullore Europiane ka deklaruar në takimet me zyrtarë të këtyre partive se: “Zbatimi i ligjit te dekriminalizimit eshte njr kusht themelor për zgjedhje të lira dhe të ndershme”.
“Raporti i OSBE/ODHIR-it për zgjedhjet e 2015-ës ishte një sinjal alarmi për shitblerjen e votës, intimidimin e votuesve, përdorimit të administratës, keqpërdorimit të Policisë së Shtetit etj. Shqipëria nuk mund të bëjë asnjë hap përpara pa zgjidhur problemin e rikthyer fuqishëm nga Edi Rama ne zgjedhjet e 2015-ës, të cilat u konsideruan si zgjedhje jo të lira dhe të ndershme”, tha ai.
Nuk dihet se çfarë garancish do të kërkojë PD-ja, por nëse u referohemi deklaratave të mëparëshme të drejtuesve të saj, përfaqësuesit e PS-së në disa zona të veriut të vendit, janë më së pari një problem serioz elektoral për të djathtën, përpara se të jenë njerëz që vështrohen në spektrin e kritereve penale, shrkuan Respublica.
Zgjedhjet e vitit 2015 konfirmuan gërryerjen e madhe të PD-së në Veri, aty ka pretenduar përherë se ka bastione.
KOHA JONË SONDAZH

