PD: Edi Rama mashtroi shqiptarët për listat e hapura

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi duke marrë shkas nga zhvillimet e sotme në mbledhjen e Këshillit Politik për reformën zgjedhore, deklaron se Edi Rama mashtroi shqiptarët për listat e hapura.

Edhe kësaj here u provua se Edi Rama “tjetër thotë dhe tjetër bën”. Sot doli zbuluar para çdo shqiptari! Nuk ka merakun së votës së qytetarëve, se nuk e ka patur që prej 22 viteve në politikë. Propozimi zyrtar i PS është: Listë e mbyllur 100 %, por ndryshim i rregullave për formulën e koalicioneve dhe shpërndarjen e mandateve. PD dhe Opozita e Bashkuar e ka paralajmëruar këtë që nga dita e parë!”,- deklaron Gazmendt Bardhi.

Ai shtoi se rregullat për formulën e koacioneve nuk ndryshohen 6 muaj para zgjedhjeve. “Qëndrimi i PD dhe Opozitës së Bashkuar është i qartë: Listë e hapur 100 % dhe kërkesë zyrtare për OSBE-ODIHR nëse mund të ndryshohen rregullat për formulën e koalicioneve dhe shpërndarjen e mandateve 6 muaj përpara zgjedhjeve. Edi Rama nuk mund të fshihet më pas propagandës! Hilet nuk e ndihmojnë, por e demaskojnë edhe kësaj here si një mashtues në panikun e humbjes”,- shprehet Gazment Bardhi.

(Foto montazh i publikuar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi)

SHKARKO APP