PD: Edi Rama zgjedh Arben Ndokën, jo Sekretarin Kerry

noka kodheliKreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj u shpreh sot se kryeministri Edi Rama nuk po mban premtimin për largimin nga postet politike të personave që kanë probeleme me drejtësinë.

Dekarata e plotë e Alibeajt

Mimi Kodheli pati rastin të takohej me Sekretarin amerikan të Shtetit, Kerry, i cili theksoi si sukses ligjin e dekriminalizimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy ditë më pas, ministrja e Edi Ramës shfaqet me Arben Ndokën, që është objekt i dekriminalizimit, një nga arsyet pse kjo nisëm e opozitës me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, u bë ligj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ja ku është fotoja e ministres së mbrojtjes me ish-deputetin, që dekriminalizimi e largoi nga parlamenti, por jo nga Edi Rama i cili i ka besuar qeverisjen e Lezhës të dënuarit për prostitucion dhe rrëmbim personi.

Jo vetëm kaq, por PS-ja e Lezhës tha dje se Ndoka është krenaria e saj.

Dy ditë pas vizitës së Kerrit, Edi Rama vazhdon të sfidojë mesazhin e tij, kërkesën e Shteteve të Bashkuara të amerikës, të miqve ndërkombëtarë dhe kërkesën e qytetarëve të vendit për pastrimin e politikës nga krimi.

Dy ditë më parë, Ndoka prezantoi prefektin e Lezhës. Dje ai u shfaq me Ministren e Mbrojtjes.

Pra është e qartë. Edi Rama ka zgjedhur Arben Ndokën, dhe jo sekretarin Kerri.

Ka zgjedhur krimin, dhe jo partnerët ndërkombëtarë.

Ka zgjedhur trafikantët, banditët, dhe jo qytetarët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?