PD: Energjia e papaguar, qytetarët po ndëshkohen pa të drejtë

Sipas tij, dhjetra banorë në zonën e Fushës së Aviacionit në Tiranë, gjenden prej javësh në errësirë, për shkak se janë përballur me fatura abuzive dhe aforfe, fatura që nuk kanë pasur mundësi t’i paguajnë.

Duke shtuar se qeveria nuk i dëgjon shqetësimet e banorëve dhe nuk jep shpjegime për këto mbifaturime abuzive. E vetmja masë që merr qeveria sipas PD-së, është ndërprerja e dritave, duke lënë të moshuar, prindër, fëmijë e nxënës, në errësirë prej javësh.

“Siç dëshmohet nga qytetarët, nga banorët e njësisë 7 në Tiranë, prerjet e energjisë elektrike janë selektive. Kanë ardhur dhe kanë prerë energjinë tek njerëz që janë të pamundur, që nuk kanë krah qeveritar, të njerëzve të cilëve ua kanë blerë votën në zgjedhjet e 23 qershorit, dhe tani nuk japin asnjë llogari. Qytetarët pretendojnë se kanë fatura abuzive dhe aforfe nga ana e OSHEE-së. Qeveria dhe OSHEE-ja nuk u jep asnjë përgjigje. Qytetarët që marrin asistencë sociale apo kanë të ardhura prej 30 mijë lekësh të vjetra në muaj, qeveria u kërkon të paguajnë këste mujore prej 900 mijë lekësh për të paguar faturat e tyre aforfe”, tha kordinatori i Partisë Demokratike për denoncimet, Ervin Salianji i cili takoi banorët e lagjes.

Për të, duhet krijuar mundësia që të gjithë qytetarët të paguajnë, por duhet gjetur mekanizmi stimulus, e jo ndëshkues.

 

 

SHKARKO APP