PD: Fabrika e kokainës dhe seriali i tritolit, çdo shqiptar i pasigurtë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, reagoi sot publikisht ndaj atentateve me shpërthim, duke i cilësuar ato si  të lidhura me largimin e Policisë së Shtetit nga detyra e saj kryesore që është rendi dhe siguria publike.

Sipas tij, informacionet më të reja dëshmojnë për depërtimin e lidhjeve të trafikantëve të kokainës deri në nivelet më të larta të politikës dhe policisë

“Rikthimi i atentateve me tritol, është një dëshmi tronditëse e faktit se Edi Rama dhe ministri i tij vazhdojnë të ndjekin kursin e mbajtjes së Policisë larg detyrës së saj themelore, që është rendi dhe siguria publike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shpërthimet e njëpasnjëshme kanë krijuar panik tek qytetarët, ndërkohë që Policia vazhdon të mburret cdo ditë me arrestimet e fukarenjve që nuk kanë lekë të paguajnë energjinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vetë fushata represive për energjinë, ndërkohë është selektive, debitorët e mëdhenj me 205 milionë janë në pushtet, ndërsa të pamundurit po mbushin qelitë.

Largimi i policisë nga detyra e saj themelore, rendi dhe siguria, u pa qartë edhe në rastin e instalimit të fabrikës së Kokainës në zemër të Shqipërisë dhe ngritjes së atij rrjeti të rrezikshëm criminal”, deklaroi Ristani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?