PD feston e përçarë edhe 33-vjetorin, Bamir Topi i bashkohet festës së Bashës
Edhe 33-vjetori i Partisë Demokratike në kampin blu festohet i ndarë në disa grupe. PD-ja zyrtare e udhëhequr nga Lulzim Basha ka zgjedhur ta kremtojë 33-vjetorin e krijimit me një festë në Pallatin e Kongreseve.
Nga ana tjetër, ende është e paqartë nëse do të ketë një ceremoni festive nga “Rithemelimi” i Sali Berishës, apo grupimi i Gazmend Bardhit.
Sa i përket festës së PD zyrtare, asaj i janë bashkuar disa figura të njohura si ish-Presidenti Bamir Topi dhe themeluesi, njëherësh ish-ministër dhe ish-deputeti i PD, Rexhep Uka.