PD: FNSH presion policesk në Malësinë e Madhe pas takimit të Bashës
Pak orë pas mitingut të kreut të PD-së Lulzim Bashës në Koplik të Malësisë së Madhe, pasditen e 9 majit 2015, Partia Demokratike denoncon zbarkimin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë duke ushtruar kontroll dhe presion në banesat e familjeve që ishin në miting.
Denoncimi u bë nga kryetari PD Malësi e Madhe Pjerin Spathari.
Spathari: “Po terrorizohen banoret pas mitingut model te PD, denoncojmë këto akte të rënda të policisë”
Sipas PD-së këto kontrolle janë vepër e qeverisë Rama-Meta dhe të nxitur nga deputeti socialist i zonës Paulin Sterkaj.
Ora News ju sjell pamje kur FNSH ka qenë në fshatrat Vukpalaj dhe Pjetroshan të komunës Kastrat.
“Jemi vetëm në orët e para pas prezantimit dhe ky është presion policesk” thone drejtues PD duke i bërë thirrje Ramës e Metës te terhiqen nga keto veprime