PD fton qytetarët në manifestimin e 2 marsit: Kur shkelet Kushtetuta, bie shteti

Partia Demokratike ka shpërndarë një video përmes sekretarit të saj të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, ku iu bën thirrje mbështetësve dhe simpatizantëve të saj t’i bashkohen manifestimit të së hënës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, manifestim i thirrur nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta. Nga ana tjetër, Bardhi shkruan se kur shkelet Kushtetuta, bie shteti dhe demokracia. “Kushtetuta është marrëveshja më e rëndësishme e një shoqërie që garanton bashkëjetesën tonë. Kur shkelet Kushtetuta, bie shteti, bie demokracia, cenohen të drejtat e njerëzve. Çdo qytetar duhet të reagojë. I ftoj anëtarët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike të bashkohen në manifestimin e 2 Marsit, në mbrojtje të Kushtetutës, në orën 17:00, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit”.

SHKARKO APP