PD gati ekipin për zgjedhjet në Dibër, drejtues i fushatës Edi Paloka

Pas zyrtarizimit të kandidatit të PD-së, për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë Dibër, bëhet me dije se Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mandatuar ekipin.

Kandidati i Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet për bashkinë e Dibrës, Sherefedin Shehu, do të lërë mandatin e deputetit për të vazhduar garën.

Kështu që Basha ka caktuar nënkryetarin e PD, Edi Paloka si drejtues të fushatës. Ekipi do të përbëhet dhe nga deputeti Gent Strazimiri si i deleguar i zgjedhjeve për Qarkun, kreun e FRPD, Belind Këlliçi, kryetaren e Forumit të Gruas Albana Vokshi si dhe anëtarin e kryesisë, Kreshnik Çollaku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prezantimi i kandidatit të së djathtës në këto zgjedhje, Sherefedin Shehu do të bëhet këtë të shtunë në Dibër nga nënkryetari Edi Paloka.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?