PD-Gjiknurit: S’keni vullnet për Reformën Zgjedhore. Ta mbyllim brenda 31 majit

Këtë të hënë u mbaj mbledhja e Këshillit Politik, ku u fol për Reformën Zgjedhore. Përfaqësuesi i PD-së, Oerd Bylykbashi mohoi akuzën e Damian Gjiknurit, se opozita kërkon që e gjithë puna e Këshillit politik të nisë nga e para. Për Bylykbashi, ky është tregues se mazhoranca nuk kanë vullnet politik për të vijuar më tej me Reformën.

“Në këtë mbledhje u përcaktua që Këshilli duhet ta mbyll brenda 31 majit, që pa humbur kohë kjo reformë të shkojë në parlament që të votohet pa ndryshime. Të jetë e qartë cili është vullneti politik të opozitës, lidhur me propozimet e PD-së që i kanë refuzuar. Do qëndrojmë fort nevojës për të gjetur zgjidhje konsensuale. Deklarata e Gjiknurit tregojnë mungesën e vullnetit politik për të bërë një punë të bazuar me konsensus në Komisionit e Reformës, ne nuk i rikthehemi asnjë çështje, i kemi mbi tryezë, që nuk kanë një përgjigje nga mazhoranca veçse refuzime mazhoranca të vijë me qëndrime për këto çështje. Loja e mazhorancës për ta tërhequr zvarrë me çështje të tjera shtesë, por jemi gati që të ecim përpara”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?