PD Gjirokastër letër ndërkombëtarëve: Monitoroni zgjedhjet në Lazarat, policia po ushtron presion politik
Partia Demokratike e Gjirokastrës i ka dërguar një letër faktorit ndërkombëtar ku kërkon monitorimin e zgjedhjeve vendore, pasi sipas tyre
policia po përdoret politikisht nga qeveria dhe po shkakton panik.
Sipas PDsë, policia po kryen kontrolle të vazhdueshme tek banorët si dhe arrestime, ndërsa theksohet se po i detyron banorët të largohen duke qënë se janë
mbështëetës të djathtë.
“Me anë të kësaj letre dëshirojmë të sjellim në vëmendjen Tuaj një shqetësim në rritje, në lidhje me keqpërdorimin e forcave të Policisë së Shtetit në Komunën
Lazarat të Qarkut Gjirokastër, në prag të fillimit zyrtar të fushatës elektorale për Zgjedhjet lokale 2015. Gjatë gjithë muajt prill 2015 e në vijim, në të gjitha rrugët
hyrëse e dalëse, në brendësi të Komunës Lazarat, çdo natë instalohen postblloqe me mjete dhe trupa policore të shumta, të cilët ushtrojnë kontrolle të
vazhdueshme ndaj banorëve të kësaj komune. Mënyra e kryerjes së këtyre kontrolleve (shpesh të dhunshme), oraret kur ndërhyhet, sjellja arrogante e Policisë
së Shtetit dhe arrestimet e shumta në këtë periudhë parazgjedhore, i kanë detyruar banorët ta bëjnë prezent gjendjen e rënduar edhe pranë Degës së Partisë
Demokratike Gjirokastër. Si pasojë e kësaj strategjie që po ndjek Policia e Shtetit për të krijuar panik në Komunën Lazarat, banorët ndihen të frikësuar e të
diskriminuar, jo të lirë të ushtrojnë aktivitetet e tyre të përditshme jetësore, duke bërë që shumë prej tyre të braktisin shtëpitë .Lazarati, Komunë me rreth 5000
banorë, po shpopullohet. Në këto kushte, Dega e Partisë Demokratike Gjirokastër gjykon që Policia e Shtetit po përdoret politikisht nga ana e Qeverisë, me
qëllimin e vetëm për të bërë të mundur largimin e sa më shumë banorëve nga Lazarati, i konsideruar si mbështetës i Partisë Demokratike. Kjo situatë e nderë,
në prag të fillimit zyrtar të fushatës elektorale po krijon një tension të panevojshëm midis banorëve dhe policisë, shto këtu dhe faktin e arrestimeve të tjera që
janë njoftuar në ditët e ardhshme”, thuhet në letrën e PDsë së Gjirokastrës.
Më tej bëhet me dije se, “Mjafton të përmendim rastin kur Kandidati i Kualicionit të Djathtë për Kryetar të Bashkisë Gjirokastër Z.lgli Kokalari zhvilloi takimin
prezantues me strukturat e Partisë Demokratike Lazarat, ambienti ku po zhvillohej takimi u rrethua me forca të shumta policore, me maska, të armatosur dhe me
mjete të blinduara, sikur të ishte një situatë lufte dhe jo një takim i zakonshëm politik. Partia Demokratike Dega Gjirokastër thekson se tashmë nuk ka më asnjë
arsye që të justifikojë një prezencë kaq të madhe të policisë në Komunën Lazarat për çdo natë dhe duke krijuar terror të pajustifikuar. Ne mendojmë se banorët e
Lazaratit, nuk e meritojnë një trajtim të tillë aspak profesional nga ana e Policisë së Shtetit, por duhet të trajtohen si banorët e ędo komune tjetër. Për këtë arsye
Partia Demokratike Dega Gjirokastër, kërkon zbatimin e ligjit nga ana e të gjithë institucioneve, në rastin konkret të Policisë së Shtetit, për të qëndruar larg
përdorimit politik. Ne kërkojmë mbështetje me monitorim ndërkombëtar të këtyre veprimeve të papranueshme të Policisë në këtë periudhe përgatitore të fillimit të
fushatës. Ju sigurojmë se Partia Demokratike Dega Gjirokastër është e angazhuar të zhvillojë një fushatë elektorale qytetare dhe europiane duke shpresuar se
institucionet e shtetit shqiptar do të jenë garant i zbatimit të ligjit për zgjedhje të lira, të drejta dhe të barabarta. Ne mbetemi me shpresë se angazhimi
ndërkombëtar për të monitoruar veprimtarinë e policisë në Lazarat si dhe gjithë procesin zgjedhor, do të shërbejë për rivendosjen e ekuilibrave socialopolitikë në
rajonin jugor, si faktor kyç për mbarëvajtjen e këtij procesi”,përfundon letra.