PD: Gjykata rrëzoi bashkinë për gjobat e protestës
Partia Demokratike ka njoftuar se Gjykata Administrative e Tiranës “ka rrëzuar” Bashkinë e Tiranës në lidhje me gjobat e vendosura për dëme gjatë protestave kombëtare. Në një reagim zyrtar, selia blu shkruan se Administrativja ka arritur në përfundimin se gjobitja e PD-sëpër protestat popullore mbarëkombëtare ka qenë e paligjshme.
Reagimi i plotë i PD-së:
“Sot gjykata Administrative e Tiranës ka shfuqizuar të gjitha gjobat që Bashkia Tiranë i kishte vendosur Partisë Demokratike për dëme gjatë protetsave kombëtare. Gjykata ka vlerësuar se Bashkia Tiranë ka shkelur ligjit dhe ka urdhëruar:
Shfuqizimin e akteve administrative te Agjencise se Mbrojtjes se Konsumatorit:
– “Akt Konstatimi mbi kundervajtjet administrative” Nr. 0041738, date 16.02.2019;
– “Procesverbal mbi kundervajtjet administrative” Nr. 007428, date 16.02.2019;
– “Procesverbal shoqerues i percaktimit te demshperblimit mbi kundervajtjet administrative” Nr. 001201, date 16.02.2019; dhe Shfuqizimin e Vendimit Nr. 17553, date 24.04.2019 te Kryetarit te Bashkisë Tiranë”.