PD, Halimi: Dekriminalizmi? Mazhoranca nuk kthen përgjigje

Deputet i Partisë Demokratike, Eduart Halimi, deklaroi të mërkurën se “nuk mund të miratohen ligje drejtësie me kartona deputetësh që kanë rekorde kriminale”.

Pasi kërkoi që opozita të ketë bashkë-drejtim në Komisionin e Drejtësisë, Halimi përsëriti se mazhoranca nuk i ka kthyer ende përgjigje PD-së për firmosjen e paktit për heqjen nga lista të deputetëve të inkriminuar. – “E kemi bërë të qartë: ka një kërkesë konkrete dhe mazhoranca nuk ka kthyer përgjigje”, -theksoi Halimi.

Deputeti i opozitës shtoi se ligjet në drejtësi po bëhen jo që t’i shërbejnë luftës ndaj korrupsionit, por kapjeve të institucioneve nga mazhoranca.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?