PD dhe PS hapin fushatën. Lulzim Basha: Edhe 31 ditë na ndajnë nga ndryshimi. Rama: Dua dhe 4 vjet të tjera!
Partia Demokratika ka çelur sot fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Cermonia zhvillohet në sheshin “Nënë Tereza”. Për të respektuar rregullat kundër pandemisë, PD ka zgjedhur që qytetarët të qëndrojnë brenda automjeteve të tyre dhe grupimet të mos jenë më shumë se 10 persona.
Kreu i PD, Lulzim Basha mbërriti në shesh rreth orës 18:10 teksa kandidatët dhe simpatizantët ishin aty prej rreth 1 ore. Fillimi nisi me himnin kombëtar të kënduar nga Kastriot Tusha. Gjithashtu, në sheshin “Nënë Tereza” janë edhe aleatët e Lulzim Bashës, si Fatmir Mediu i PR, Dashamir Shehi i LZHK, Agron Duka i PAA, Shpëtim Idrizi i PDIU, Vangjel Dule i PBDNJ. Ndërkohë, nga podiumi iu bëhet thirrje qytetarëve që të ruajnë distancën dhe të mbajnë maskat anti-Covid.
Mitingu është hapur nga shkrimtarja e njohur Flutura Açka.
Kreu i PD tha në fjalën e tij se ndyshimi është afër. “Edhe 31 ditë, vetëm 31 ditë për të nisur së bashku rrugë ne ndryshimit të Shqipërisë, të mirëqenies dhe të integrimit të saj në Europë. Jemi të vetëdijshëm se puna jonë është një përkushtim dhe sakrificë për vendin, për shqiptarët, për Shqipërinë dhe njerëzit tanë. Një grusht dhe një të keqe që ka vendosur të shterojë për interesat e veta të gjitha burimet shqiptare, duhet ta largojmë. Po luftojmë kundër një grushti njerëzish. Një grushti njerëzish që janë të aftë të grabisin gjithçka në një mënyrë grabitqare. Vëllezër dhe motra ne do të zhvillojmë një tjetër betejë Brenda vetes. Unë e di që pas tetë vitesh shumë prej jush u ka humbur besimi. Por unë kam një pyetje: a është kjo ajo që ju dëshironi për fëmijët tuaj? Jo, nuk ka gënjeshtër mëtë madhe se kjo, ju meritoni më shumë, shqiptarët meritojnë më shumë. Ne jemi sot këtu para jush që t’ua bëjmë të qartë të gjithëve. Ne do të bëjmë shumë më shumë për njëri-tjetrin dhe për Shqipërinë. Ditë pas dite kam shkuar në çdo qytet, në çdo kënd të Shqipërisë. Kam ndjerë etjen për ndryshim. Kam marrë përqafime të ngrohta nga jugu në veri”,- tha ndër të tjera Basha në fjalën e tij.
Simpatizantët e PD-së janë me flamuj kuqezi dhe blu, kanë hipur në makina dhe bëjnë thirrje “Rama ik”. PD-ja ka zgjedhur që kolona zanore e fushatës të jetë Sia me këngën “Unstoppable”.
Nga ana tjetër Edi Rama ishte në sheshin “Skenderbej” ku hapi fushatën elektorale për PS. Ai kërkoi pa u skuqur fare për 8 vjet qeverisje, edhe 4 vite të tjera.