PD ”harron” masakrën zgjedhore të 25 prillit, KQZ i hap vetë kutitë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi vendimin për të hapur 10% të kutive të votimit për të verifikuar punën e komisionerëve. PD dhe LSI që ende akuzojnë për masakër zgjedhore, nuk morën as mundimin që të ishin prezent në mbledhje.
Në mungesë të kontestimeve, akti kaloi dhe rreth 250 kuti do të rinumërohen ku selia e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të kthehet në një qendër rinumërimi të votave të shqiptarëve.
Ky verifikim është pjesë e ndryshimeve të fundit të dakordësuara në Kod mes socialistëve dhe demokratëve, por në fund kontrolli nuk ndryshon rezultatin final të zgjedhjeve të certifikuar tashmë.