PD heq dorë nga “mosbindja civile” në Parlament, Bardhi: Do rikthehemi në Kuvend për buxhetin

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike vendosi pas mbledhjes së kësaj të marte se do t’i rikthehen jetës parlamentare për diskutimin e projektbuxhetit të vitit 2025.

Ky është buxheti i fundit i kësaj qeverie të korruptuar dhe kërkon angazhimin e deputetëve të opozitës. Për të shndërruar nga borxhi i oligarkëve në buxhetin e qytetarëve, këtë rol mund ta luajnë vetëm deputetët e opozitës.

Sepse deputetët e mazhorëncës siç e kanë shfaqur këto 12 vite janë si kartonë për t’i shërbyer interesit të Edi Ramës pa pasur në vëmendje fermerët, pensionistët, bizneset“, u shpreh Bardhi në një prononcim për mediat.

SHKARKO APP